|
Article on other languages:
|
Mikrovalë (angl. „microwaves“) janë brezi i valëve me gjatësi decimetri, centimetri dhe milimetri. Me Mikrovalë kuptohen valë elektromagnetike gjatësia e të cilave gjendet brenda 1 m dhe 1 mm që i përgjegjet një brezi të frekuencës prej 300 MHz deri 300 GHz. Mikrovalët gjejnë batim të gjerë në aparate, instrumente të ndryshme elektroteknike si që është p.sh: Radari, Furra me mikrovalë, në tekniken Plasma (TV, PC etj.), sistemet e komunikimit ajrorë (Celulari, Bluetooth, Televizioni satelitor, WLAN) si dhe tek senzorë e ndryshëm. Po ashtu në qarqet ushtarake flitet për një armë me mikrovalë si armë rrezatuese p.sh. ADS.
Për shkake të gjatësisë së mikrovalëve janë të mira për ngacmimin e dipolimin dhe lëkundjeve të molekulave. Kjo dukuri shihet më së miri tek molekulat e ujit në furrën me mikrovalë. Nxehja e ujit nuk arrihet me ndonjë frekuencë të rezonancës por molekulat e ujit si dipole tentojnë gjatë tërë kohës që të orientohen në një fushë magnetike, kjo shkakton transformimin e energjisë së fituar nga (humbjen së) diaelektricitetit në nxehtësi. Pasi që te mikrovalët kemi të bëjmë me valë elektromagnetike, atëherë ato hyjnë në formulën e Maxwell-it. Kjo d.m.th se (ngjashëm si drita) thyhen e janë reflektuese dhe kanë vetin e absorbimit. Izolues të ndryshëm e (disa Termoplaste sidomos Polytetrafluorethylen-"Tefloni") , xhami, lloje ë qeramikës, janë të tejkalushëm (transparent) për këto rrezatime dhe i absorbojë ato shumë pakë. Për këtë shkak, për mbështjelle të mikrovalëve përdoren thjerrëza të tejdukshme plastike. Rryma alternative me frekuencë mbi diçka 1 GHz është vështirë të përcillen në përçues elektrik (si p.sh.:kabla Koaxial) pasi që me rritjen e frekuencës, rritet edhe humbja e energjisë. Për këtë në furrat me mikrovalë përdoren disa përçues boshë (gypa këndorë) nëpër të cilat rrjedhë rryma me frekuenca shumë të larta. Lidhje të jashtme
Spektri elektromagnetik
Radiovalët | Mikrovalët | Rrezatimi teraherc | Rrezet infra të kuqe | Drita e dukshme | Rrezet ultravioletë | Rrezet rentgen | Rrezet gama |
This article is from Wikipedia. All text is available under the terms of the GNU Free Documentation License.
Mercedes Car
This site monitored by SitePinger.net