Një fragment i kodit HTML, që është i evidenciuar me ngjyra të ndryshme sipas tag-eve
Program që modifikon kodin HTML. Dallohet evidencimi i tag-eve
HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language) është gjuha markup (sqt.gjuhë me shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit (ang.web page). HTML lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix, Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur programe të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj mundë jetë Internet Explorer, AOL, Netscape, Opera (shfletues interneti) etj. HTML është e përbërë nga kode ose ndryshe nga sisteme shenjash (karaktere) të cilat janë pergjegjëse për paraqitjen e faqes së internetit.