HTTP

del.icio.us del.icio.us
Digg Digg
Furl Furl
Reddit Reddit
Rojo Rojo
Add to OnlyWire

HTTP (nga anglishtja: shkurtesë për Hyper Text Transfer Protocol) ose Protokolli i Transferimit të Teksteve të Lidhura, është protokolli i përdorur për transferimin e faqeve web në internet. Ky protokoll mundëson komunikimin midis një klienti (që mund të jetë një web-shfletues si Internet Explorer, Mozilla Firefox apo një tjetër lloje programi si Telnet etj.) dhe një web serveri i cili nepërmjet një porte, zakonisht 80, merr kërkesën nga klienti dhe i përgjigjet klientit me informacionin e kërkuar.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Metodat e kërkesës

HTTP ka tetë (8) metoda që tregojnë aksionin që kërkohet të zbatohet nga burimi (en. resource) i zgjedhur dhe identifikuar:

Get - Kërkon një raprezentacion të burimit të specifikuar. Ndoshta një nga metodat më të përdorura në rrjetë në ditët e sotme. Nuk duhet të përdoret për operacione që shkaktojnë efekte anësore.
Post - "Dorëzon" të dhëna (shmb. nga një form HTML) të proçesohen në burimin e caktuar. Të dhënat janë të përmbajtura në trupin e kërkesës.
Head - Kërkon përgjigjen e njëjtë të asaj që do ti përgjigjej një kërkesë GET, por pa trupin (body) e të dhënave.
Put - Ngarkon (me kuptimin në en. upload) një raprezentacion të një burimi të caktuar.
Delete - Fshin burimin e caktuar.
Trace - Tregon kërkesën e dhënë, kështu që klienti (client) mund të shikoj çfarë server-a të mesëm po shtojnë apo ndërrojnë kërkesën.
Options - Kthehet metoda HTTP që server-i mund të mbështes (supports) për identifikuesin e burimit universal. Kjo përdoret për të testuar funksionimin e një web server-i.
Connect - Kthen (konverts) lidhjen e kërkesës (connection request) në një tynel TCP/IP transparent, zakonisht për të thjeshtësuar komunikacionin SSL-të-shifruar (HTTPS) përmjet një proxy HTTP jo-i-shifruar.[1]

[redaktoni] Referenca

[redaktoni] Lidhje të Jashtme

[redaktoni] Web Server të famshëm

This article is from Wikipedia. All text is available under the terms of the GNU Free Documentation License.


Giant Panda

Mercedes Car
James Bond Guide
This site monitored by SitePinger.net