Bimët

del.icio.us del.icio.us
Digg Digg
Furl Furl
Reddit Reddit
Rojo Rojo
Add to OnlyWire
Bimët
Bimët

Bimët janë grup i madhë i formave jetësore të cilat përfshijnë drunjtë, perimet, shkurret, barishtat etj.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Qeliza bimore

[redaktoni] Fara dhe bima

[redaktoni] Fara

Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, bjen në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Pjesa me e madhe e bimeve qe jetojne aktualisht ne toke zhvillohen duke u nisur nga nje strukture e vecante qe quhet fare. Ajo lind nga nje vezore ku ndodhet qeliza veze e cila pasi fekondohet i jep jete zigotes. Nga kjo zhvillohet embrioni i cili shoqerohet nga shume lende rezerve. Embrioni nuk jep menjehere nje bime te rritur, por kur arrin nje moment te caktuar pjekurie e ndalon zhvillimin se bashku me lendet rezerve, dehidratohet pothuajse plotesiht dhe bie ne nje gjendje qetesie. Kjo gjendje mund te zgjase nje ose dy stine, derisa kushtet e mjedisit te jene te pershtatshme qe embrioni te rritet dhe te formoje nje bime te rritur. Qe kjo te ndodhe embrioni ka nevoje per lende organike te cilen nuk e prodhon dot vete sepse nuk kryen fotosinteze; eshte bima nene, autotrofe, qe e furnizon me ushqime te cilat mblidhen ne fare dhe sherbejne per zhvillimin e embrionit derisa te kthehet ne bime qe kryen fotosinteze. Pra fara eshte nje embrion me nja sasi te madhe lendesh rezerve, qe vendosen ne nje ind parenkimatik qe merr emrin endosperme dytesore ose albumine, e mledhur kjo me nje mbulese mbrojtese. Ne shume raste rezervat transferohen tek kotiledonet, gjethezat embrionale, te cilat marrin nje forme te fryre. Avantazhi i bimeve me fare ndaj atyre pa fare eshte qe zigota pasi formohet nuk jep menjehere nje bime te rritur, por embrioni mund te prese kushtet e pershtatshme per te zhvilluar nje bime te re. Meqe bimet durojne ne menyre pasive te gjithe kushtet e mjedisit, me te vetmen mundesi mbrojtese aktivitetin e tyre metabolik, fara perfaqeson nje hap te madh evolutiv. Ne fakt ajo ka nje funksion te dyfishte: te perhape specien dhe ta beje ate te mbijetoje.

[redaktoni] Lendet rezerve te fares

Ekzistojne bime qe prodhojne nje numer te madh farash te vogla, me pak lende rezerve, te tjera prodhojne pak fara shume te medha me shume lende rezerve. Keto jane strategji te pershtatura nga bima; ne rastin e pare shume fara sjellin mundesine e krijimit te shume bimezave, por varferia ne lende rezerve i jep pak autonomi embrionit prandaj bimeza duhet te behet autonome ne nje kohe te shkurter. Ne rastin e dyte bimezate e formuara jane te pakta, por lenda e bollshme rezerve i lejon atyre te arrijne nje zhvillim te caktuar perpara se te behen autonome. Lendet rezerve te bimes jane kryesisht glucide, lipide dhe proteina. pervec ketyre embrioni ka nevoje edhe per nje sasi te vogel jonesh organike te cilat nuk mund ti thithe nga terreni sepse nuk ka aparat perthithes. Ne fare pra gjenden molekula organike qe permbajne fosfor, squfur etj, te nevojshme per rritjen.

[redaktoni] Mbirja e fares

Kur kushtet behen te pershtatshme fara mbin dhe formon bimezen. Keto kushte jane kryesisht: bollek uji, temperature e pershtatshme dhe sasi e mjaftueshme oksigjeni. Kur Keto kushte plotesohen, fara mbin. Ne nje kohe te shkurter vihen re disa ndodhi. E para eshte perthithja e ujit qe manifestohet me nje rritje te dukshme te vellimit te fares. Ky fenomen eshte thjesht fizik dhe perben nje clirim te madh energjie dhe eshte i pakthyeshem. Ky clirim energjie i lejon farat te cajne cimentot e rrugeve, ose enet ku ndodhen kur ato nuk mbajne dot vellimin e tyre pas thithjes se ujit. Thithja e ujit con dhe ne aktivizimin e disa enzimave te pranishme ne embrion. Keto enzima shperbejne rezervat per te perftuar molekula te vogla te pershtatshme per tu transportuar neper embrion. Fazat e tjera varjojne nga lloji i bimes.

[redaktoni] Zhvillimi i embrionit dhe formimi i bimes

Kur ne vezore ndodh fekondimi i vezes dhe formohet zigota, ajo ndahet menjehere ne dy qeliza, njera me e madhe e tjetra me e vogel. Me e madhje formon furnizuesin me ushqim te embrionit, e vogla formon embrionin. Ndarjet e para te kesaj te fundit ndodhin ne te gjitha drejtimet derisa formohet nje mebrion me 16 qeliza. Ne kete pike embrioni merr nje forme zemre, pra polaritet, me nje ane te thepisur qe perfaqeson fillimin e rrenjezes dhe anen tjeter te zgjeruar qe perfaqeson formimin e boshtit embrional dhe kotiledoneve.

[redaktoni] Morfologjia e Dikotiledoneve

[redaktoni] Kercelli

Duke pare nje bime dythelbore vihet re menjehere qe kercelli eshte i ndare ne nyje, zona ku futen gjethet, dhe ndernyje, zona te lemuara pa gjethe. Ne maje gjendet bula e majes endertuar nga ind meristematik, i mbeshtjelle nga grupe gjethesh qe ai vete i ka formuar. Kur bima hyn ne faze riprodhuese bula e mjes shnderrohet ne gonxhe qe mund te formoje nje ose me shume lule. Nen bulen e majes gjendet zona e zgjatjes; ndernyjet jane te dukshme por gjethet jane me afer se ato qe ndodhen me poshte sepse shtrirja e tyre nuk ka perfunduar. Duke vazhduar me poshte gjendet struktura paresore. Kercelli zakonisht eshte cilindrik, duket i gjelber sepse nepermjet epidermes duket ngjyra e klorplasteve te parenkimes klorofiliane. Duke vazhduar me poshte formohet nje strukture dytesore qe eshte pak a shume e zhvilluar.

[redaktoni] Gjethet

Gjethet futen tek kercelli neper nyje ne menyre te rregullt: te alternuara, te kunderta, qerthullake, te perqafuara. Mes bazes se gjethes dhe dhe kercellit dallohet sqetulla gjethore ku ndodhet ku gjendet nje mbetje e meristemes se majes qe merr emrin bule sqetullore, e cila mund te formoje nje dege ose nje lule. Zakonisht vetem nje pjese e vogel e ketyre bulave zhvillohet. Gjethet perbehen nga baza e gjethes, bishti dhe fleteza.

[redaktoni] Rrenja

Rrenja rrjedh nga rrenjeza embrionale dhe ruhet pergjihtesisht gjate gjithe jetes se bimes; tipi me i perhapur eshte ai me nje rrenje kryesire nga e cila perhapen disa rrenje anesore qe nuk e kalojne gjatesine e kryesores. Rrenja ka nje zone meristematike, nje zone shtrirje dhe nje zone strukture paresore e cila eshte e dallueshme per shkak te qimeve rrenjesore. Ne disa raste mund te formohen edhe rrenje me origjine nga kercelli, nga gjethet dhe nga pjeset e vjetra te rrenjes. Keto mund te zhvillohen si pasoje e plagosjeve, traumave ose ne organe qe ndodhen larg bimes nene. Nje tjeter lloj morfologjie qe vihet re tek dikotiledonet barishtore, tek bimet trendafilthe: gjethet jane te mbledhura ne maje duke formuar nje figure si gonxhe trendafili; duket sikur kercelli mungon. Kjo morfologji ka si shkak qe kercelli i ka nyjet shume afer me njera tjetren sepse ndernyjet jane te pazhvilluara mire, dhe gjethet mbeten te shtypura njera mbi tjetren.

[redaktoni] Morfologjia e pemeve, shkurreve dhe bimeve kacavjerrese

  • Pemet i perkasin qe te gjitha Gimneospermeve ose Dythelboreve. Ekzistojne raste te rralla qe pemet i perkasin grupeve te tjera sistematike, si per shembull palmat. Karakteristika kryesore e nje peme eshte masa e bollshme e indit drunor. Kjo do te thote qe pothuajse e jithe bima perbehet nga struktura dytesore qe ne bimet barishtore eshte e reduktuar ose mungon. Struktura e rrenjeve dhe e gjetheve gjendet dhe tek pemet, madje eshte thelbesore sepse percakton rritjen ne gjatesi. Dy indet kryesore te struktures dytesore jane: barma dhe fellogjeni. Pervecse nga masa drunore pema karakterizohet nga lloji i degezimit. Ne shume peme deget ndahen ne makroblaste dhe brakiblaste. Pemet duke qene bime qe jetojne per vite te tera kane sythe te mireorganizuar per te kaluar stinet pa u demtuar. Kur afrohet dimri sythet flene, qe do te thote qe gjethezat ne ekstremet e majva shnderrohen ne perule, marrin nje pamje te lekurezuar, vishen nga shtrese e trashe qimesh dhe lyejne siperfaqet e tyre me rreshire. Ne pranvere perulet bien dhe sythi fillon aktivitetin e tij normal. Aparati i rrenjeve mund te jete pak a shume i gjere, varet nga bima dhe mabjenti ku ajo jeton. Gjithsesi eshte gjithmone goxha i shtrire duke marre parasysh pafundesine e rrenjeve te holla qe nuk duken sepse ngelen ne toke kur bima crrenjoset. Jetegjatesia e gjetheve varjon; ekzistojne bimet gjetherenese, gjethet e te cilave jetojne vetem nje stine bimore. Bime te tjera, te quajtura me gjelberim te perhershem, i ruajne gjethet gjate gjithe vitit. Keto zakonisht jetojne me shume se nje stine bimore, po adhe ato vdesin dhe zevendesohen, vetem kur gjethet e reja jane formuar plotesiht, prandaj pema nuk duket kurre e zhveshur.
  • Edhe shkurret dhe bimet kacavjerrese jane Gimneosperme dhe Dythelbore me sasi te meadhe indi drunor por me permasa me te vogla se pemet.

[redaktoni] Morfologjia e monokotiledoneve

Monokotiledonet jane pothuajse te gjitha barishtore, me perjashtim te Palmave. Gjethet qendrojne pingul me token prandaj nuk ka ndryshime mes faqeve te brendshme e te jashtme te tyre, nuk akne bisht, jane te zgjatuara dhe te thepisura, me forme lineare. Shirita te shumte hyjne nga kercelli ne gjethe, duke ndertuar nervaturat qe ecin paralelisht dhe jane te nderlidhura nga breza te vegjel te ndervendosur. Shpesh baza e gjethes perqafon kercellin gjate nje pjese te tij prandaj gjethet jane me kellef. Ne disa raste ne piken e futjes se fletezes ne kellef, gjethet shfaqin nje fletez transparente qe quhet gjuhez. Struktura e kercellit: maje meristematike, zone shtrirje, strukture paresore. Kercenjte jane zakonisht me te medhenj se te Dythelboreve barishtore dhe shpesh te forcuar nga sklerenkime ose parenkime e drurezuar. Shpesh organizimi i bimes eshte me gjethet te mbledhura ne truall, vetem ne periudhen e riprodhimit formohet lulet. Keto bime duke qene barishtore, shpesh jane te pajisura me organe nentokesore si rizoma,zhardhoke etj. qe i bejne te mundur specjes mbijetesen. Aparati rrenjor zakonisht perbehet nga rrenje provizore qe formohen ne bazen e kercellit, sepse rrenja kryesore atrofizohet dhe vdes shume heret.

[redaktoni] Ciklet jetesore

Me kete term percaktohet historia e jetes se nje organizmi, qe nga lindja, qe vjen nga nje akt riprodhues, deri ne vdekje. Ne baze te jetegjatesise se nje bime dallohen: bimet njevjecare, bimet dyvjecare dhe bimet shumevjecare.

[redaktoni] Pershtatjet

Rrenjet, kercenjte dhe gjethet mund te pesojne ndryshime aq te medha sa te behen te padallueshme. Nje shembull mund te jete ai i rrushkullit qe mban mbi vete nje kercell me disa shtrirje fletezore qe duken si gjethe, por qe ne te vertete jane kercenj te shtypur qe kane funksionin e gjetheve. Kercelli mund te transformohet ne gjemba me funksion mbrojtes, ose ne loze qe sherbejne per tu kacavjerre. Te gjitha keto organe te siperpermendura jaen organe homologe, sepse megjithese kaen pamje te ndryshme, jane modifikime te te njejtit organ. Pershtatje te tilla mund te ndodhin edhe tek gjethet dhe rrenjet, te cilat mund te behen gjemba e loze. Ne kete rast flasim per organe analoge sepse megjithese kaen morfologji te ngjashme kane origjina te ndryshme, duke u formuar disa nga kercenjte e disa nga gjethet. Ndonjehere ne ekzemplare qe i perkasin specieve te ndryshme, nga ana sistematike larg njera tjetres, ndodhin pershtatje te te njejtit lloj, qe percaktohen nga rrethana ekologjike te ngjashme.

[redaktoni] Zhardhoket

Nje shembull modifikimi eshte zhardhoku, i cili eshte modifikimi me qellim rezerimin e nje organi e si rrjedhoje formimin e nje sasie te madhe parenkime rezerve. Zhardhoku per antonomazi eshte patatja ku ky modifikim prek disa nyje dhe ndernyje te kercellit nentokesor. Tek nyjet jane te pranishme disa katafile, gjethe rudimentare qe bien heret dhe qe i lene te zbuluar sythet sqetullore, te quajtur sy.

[redaktoni] Rizomat

Jane kercenj teresisht nentokesore te zhardhokuar qe zhvillohen horizontalisht ne territor duke ndenjur gjithnje goxha thelle nentoke. Gjethet jane te shnderruar ne katafila te vogla te futura tek nyjet. Ne sqetullat e tyre ndodhen sythet, nga te cillat mund te zhvillohen filizat. Po tek nyjet por ne anen e poshtme gjenden rrenjet. Zakonisht ne fillim te sezonit bimor, sythi i majes zhvillon nje fidan te drejte qe del nga toka dhe formon gjethe e lule, duke mos u rritur me. Rizoma vazhdon te rritet nentoke nepermjet sythit sqetullor. Me rralle sythi i majes nuk del nga toka, por dalin disa sythe sqetullore qe celin gjethe e lule.

[redaktoni] Bulbet

Modofikim ku ndodh nje zhardhokim i gjetheve dhe kercellit. Kjo strukture tipike per Monokotiledonet perbehet nga nje kercell i shkurtuar, per shkak te mungeses se zhvillimit te ndernyjeve, quhet zemer, con lart sythin e majes dhe ne baze disa rrenje. Tek nyjet futen katafilat.

[redaktoni] Gjembat

Gjethet dhe kercenjte mund te transformohen ne gjemba si pasoje e klimes se ashper dhe thatesise. Gjembezimi i rrenjes eshte i vecante dhe vihen re ne disa palma.

[redaktoni] Lozet

Lozet jane tipike per ato bime kercelli i te cilave nuk eshte aq i fuqishem sa te mund ti mbaje ne kembe, duke qene se zhvillohet shume ne gjatesi e pak ne diameter. Ne disa bime transformohet ne loze pjesa fundore e kercellit, ne disa te tjera i gjithe kercelli. Lozet rrenjore sherbjene per te fiksuar bimen shume fort pas mbeshtetjes. Edhe gjethet dhe bishti i tyre mund te transformohen ne loze.

[redaktoni] Heteromorfizmi

Shfaqet kur kercelli dhe gjethet kane forma te ndryshme ne te njejtin individ. Nje rast heteromorfizmi jane stolonet: kercell i shkurtuar nga ku nisin disa kercenj te gjate e te holle. Kane si funksion perhapjen e specjes. Heteromorfizmi i gjethes quhet heterofili. Heteromorfizmi i rrenjes quhet heterorizi.

[redaktoni] Struktura anatomike e bimes

[redaktoni] Kercelli

[redaktoni] Gjethja

[redaktoni] Rrenja

[redaktoni] Indet bimore

[redaktoni] Indet meristematike

Nje menyre per te klasifikuar keto inde eshte grupimi i tyre ne baze te vendndodhjes se tyre ne bime; keshtu dallojme meristemat e majes qe ndodhen ne maje te kercellit dhe rrenjes,meristemat anesore qe ndodhen paralel me siperfaqen e organeve ku gjenden dhe meristemat e ndermjetme. Por ekziston dhe nje klasifikim qe i ndan ne meristema paresore, ato qe e kane prejardhjen te drejtperdrejte nga qelizat meristematike te embrionit, dhe ne meristema dytesore, ato qe vijne nga qelizat tashme te rritura por qe pervetesojne veti meristematike.

[redaktoni] Indet e rritura

E kane prejardhjen nga diferencimi i indeve meristematike, kane qeliza goxha me te medha se ato te indeve meristematike. Kjo sjell qe citoplazme perqendrohet afer murit si nje shtrese e holle. Muri, pak a shume i shpeshte, varet nga indi ne ind, shfaq gjithmone pervec murit paresor edhe nje dytesor. Ne disa inde si tek tapa apo tek druri ne fazen e rrijes citoplazma perthithet krejtesisht prandaj qelizat kane vetem mur. Qelizat qe kane vetem mur quhen qeliza te vdekura.

[redaktoni] Sistemi thelbesor

[redaktoni] Indet parenkimatike

Eshte indi me i perhapur ne bime dhe nga ana morfologjike ma pak i diferencuari. Ky ind kryen te gjitha aktivitetet metabolike: qe nga fotosinteza, deri tek rezervimi, frymemarrja, sinteza e proteinave dhe e gjithe molekulave te tjera te nevojshme per jeten e bimes. Gjithashtu me zgjerimin e qelizes, ushtron funksion mbaeshtetes per kercej apo gjethe te permasave te vogla apo organeve te reja. Hapesirat qelizore te ketij indi lejojne ajrosjen, pra shkembimet e gazrave ne bime. Gjethet jane te ndertuara kryesisht nga parenkima; organet e rezervimit, endosperma e farave, rrenjet etj perbehen kryeshit nga indi parenkimatik. Indi parenkimatik mund ta kete prejardhjen si nga meristemat e majes ashtu nga ato anesore. Qelizat parenkimatike kane mur celulozo-pektik zakonisht jo shume te shpeshte, nje vakuol te madh qendror qe ze rreth 90% te vellimit qelizor dhe ne citoplazem gjenden organe pergjegjese per aktivitetin metabolik te qelizes. Shpesh jane te pranishme hapesira qelizore shume te zhvilluara aq sa mund te formojne boshlleqe, sic vihet re ne disa lloje gjethesh. Ne baze te aktivitetit fiziologjik qe kryejne, dallohen disa tipe parenkime.

[redaktoni] Sistemi mekanik

Sistemit thelbesor i bashkangjiten elemente mekanike qe kane funksion mbeshtetes si kolenkima e cila eshte parenkime me mure te trashura dhe sklerenkima e cila ka nje funksion mbeshtetes me te spikatur me mura shume te shpeshta e te drurezuar. Funksioni i tyre eshte ti bejne te mundur bimes qendrimin ne kembe dhe pasjen e nje forme te caktuar. Ne bimet tokesore, ku rritja e qelizes nuk eshte e jaftueshme, pranija e ketyre indeve siguron aktivitetin normal jetesor te bimes. Ato shmangin qe humbjet e e teperta te ujit, sic ndodh shpesh gjate veres, te vyshkin organet.

[redaktoni] Sistemi percjelles

Perbehet nga inde qe kane si detyre te transportojne ujin, jonet dhe molekulat organike ne pjese te ndryshme te bimes. Transportimi i ujit dhe joneve organike fillon nga rrenja ku perthithen, vazhdon ne pjeset ajrore te bimes, ndersa substancat organike qe perpunohen ne gjethe shperndahen neper te gjithe bimen. Pergjithesisht uji dhe kriperat sillen nga indi drunor ose ksilema, nga rrenja drejt gjetheve, ndersa lendet e perpunuara, te transportuara nga indi shoshor ose floema, nga gjethet ne pjeset e tjera te bimes, ku perdoren ose magazinohen. Si druri dhe shosha jane inde qe perbehen nga shume qeliza.

[redaktoni] Sistemi tegumental

Jane inde mbrojtes qe veshin gjithe siperfaqen e jashtme te bimes dhe qe rregullojne shkembimet e gazrave mes ambjenteve te brendshem e te jashtem. Keto inde mbrojne bimen nga tharja, nga veprimi i agjenteve atmosferike dhe nga sulmet e paraziteve. Ne sistemin tegumnetal bejne pjese indet qe veshen pjesen ajrore te bimes (epiderma dhe tapa) dhe indet e rrenjes (rizoderma, ekzoderma dhe endoderma).

[redaktoni] Strukturat sekretuese

Ne te kaluaren eshte debatuarmbi rendesine e ketyre substancave q equhen metabolite dytesore; neso keto ishin jashteqitje te bimes apo sekrecione. Momentalisht mendohet qe jane sekrecioneqe prodhohen enkas nga bima per te terhequr insketet per poelnizimin ose per tu mbrojtur nga kashet barngrenese, ose si reagim ndaj nje sulmi parazitar. Keto lende sekretohen nga citoplazma dhe zakonisht mblidhen ne vakuole, sic ndodh per shume alkaloide etj. Por ne shume raste metabolitet dytesore prodhohen, vecohen dhe mblidhen ne disa struktura te vecanta qe quhen struktura sekretuese. Duhet nenvizuar qe zakonisht sekretimi nuk ndertohet vetem nga nje perberje, por nga disa, madje me natyra te ndryshme midis tyre. Sekretimi mund te perbehet nga metabolite dytesore por dhe nga produkte te metabolizmit paresor ose nga lende te cilat bima i ka me teprice. Si pershembull nektaret qe clirojne polisakaride. Nga ana citologjike qelizat sekretuese paraqesin invaginime te shumta te membranes qelizore per te rritur siperfaqen e saj te jashtme dhe lehtesoje sekretimin.

This article is from Wikipedia. All text is available under the terms of the GNU Free Documentation License.


Giant Panda

Mercedes Car
James Bond Guide
This site monitored by SitePinger.net